[dita]

E hënë, 17 mars

4:08

4:28

5:38

11:48

15:09

17:52

19:23

Koha e ardhshme: imsaku

sepse Islami është fe që shenjtëron parimet, jo individët.

“Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t`i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t`u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre.” Nahl : 97 Imam Taberiu (Allahu e mëshiroftë) citon pikëpamjet e dijetarëve lidhur me atë që kuptohet me "jetën e mirë". Këto pikëpamje janë si më poshtë: • Ai do t’u sigurojë atyre furnizim të lejuar (hallall) gjatë gjithë jetës së tyre në këtë botë. • Ai do t’i bekojë ata me kënaqësi dhe paqe shpirtërore. • Jeta e mirë është një jetë besimi në Allah dhe përpjekje për t’iu bindur Atij. • Jeta e mirë është lumturi. • Ajo i referohet jetës në Xhennet.

Lutja e Ditës

O Allah, më bëj të mjaftohem me hallallin Tënd e të mos bie në haramet e Tua, më pasuro me dhuntinë Tënde dhe më bëj të pavarur nga çdokush tjetër përveç Teje.

Materiale të rëndësishme

Kliko mbi libër për ta hapur

Gjithçka mbi agjërimin

Dispozita e agjërimit dhe lënia e agjërimit
Agjërimi i muajit Ramazan është obligim farz. Agjërimi është një nga pesë shtyllat e fesë islame dhe nuk lejohet assesi lënia e tij.

Ai që e mohon obligueshmërinë e agjërimit bëhet renegat, përveç nëse nuk e ka njohur këtë dispozitë, sikur ata qw mund të kenë jetuar në vende që nuk kanë kontakte me muslimanët.

Ai që e lë agjërimin e muajit Ramazan duke mos e mohuar obligueshmërinë e tij, ka bërë një mëkat prej mëkateve të mëdha.
Pse duhet të agjërohen 30 ditë?
Në Islam, agjërimi është obliguar për një muaj të plotë që është muaji Ramazan. Në kalendarin hënor muajt kanë nga 29 apo nga 30 ditë kështu qw  ndonjëherë u bie të agjërojnë 29 ditë e ndonjëherë 30 ditë, varësisht se sa ditë i ka muaji Ramazan atë vit.

Me agjërim synohet shpërblimi i Zotit dhe agjërimi është i përballueshëm për çdo besimtar.
Kur fillon muaji i Ramazanit dhe si llogaritet koha e tij?
Muaji Ramazan është muaji i nëntë sipas kalendarit hënor dhe fillimi i tij është në momentin që shihet (përcaktohet) hëna e re e këtij muaji.

Secili vend duhet të përcaktohet në fillimin e Ramazanit duke u mbështetur në autoritetet fetare të vendit përkatës.
Pse agjërojnë muslimanët?
Agjërimi i muajit Ramazan është obligim për muslimanët dhe është njëra nga 5 shtyllat dhe bazat e fesë islame, mbi të cilat ngrihet kjo fe. Agjërimi si adhurim ka qenë i njohur edhe tek pejgamberët e tjerë gjatë historisë.

Allahu i Lartësuar thotë: O ju që keni besuar, agjërimi u është bërë obligim juve sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm. (Bekare:183)
Ç’është agjërimi dhe çfarë vlere ka?
Agjërimi është abstenim nga ushqimi, pija, kontakti int- im si dhe çdo gjë që i përket këtyre gjërave që nga agimi (drita horizontale) deri në perëndimin e diellit. Kjo vlen për çdo ditë gjatë tërë muajit Ramazan. Vlera e agjërimit është shumë e madhe. Lajmëtari i All- ahut (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin me të) ka thënë: “Ai që agjëron Ramazanin me besim dhe bindje, do t’i falen të gjitha mëkatet e kaluara”.
Si bëhet nijeti dhe kur është koha e tij?
Nijeti për të agjëruar bëhet me zemër dhe s’ka nevojë për ndonjë ritual apo fjalë të veçanta. Thjesht, çdo agjërues vendosë në vete që të agjërojë në fillim të Ramazanit. Nijeti i agjërimit nuk ka nevojë të ripërtërihet çdo natë, por mjafton nijeti që bëhet në fillim të Ramazanit. Lejohet ngrënia e ushqimit edhe pas nijetit nëse ka akoma kohë për syfyr.
Cilat sëmundje të lirojnë nga agjërimi?
Sëmundjet në të cilat agjërimi nuk ndikon në shëndetin e njeriut si dhembja e kokës, flama etj.. Këto sëmundje nuk e arsyetojnë mos agjërimin e muajit Ramazan.

Sëmundjet të cilat e rëndojnë agjëruesin por nuk e dëmtojnë atë. Personi që i ka këto sëmundje preferohet të mos agjërojë dhe agjërimi për të është i papëlqyer.

Sëmundjet të cilat e dëmtojnë agjëruesin sikurse ata që janë me diabet, në dializë etj.. Këta persona e kanë të ndaluar të agjërojnë.
Kush obligohet të agjërojë, kush ndalohet e kush lirohet?
Agjërimi i obligohet çdo muslimani që e arrin muajin Ramazan apo ndonjë ditë të tij duke qenë në moshë të rritur, i aftë mentalisht dhe i shëndoshë fizikisht.

Është e ndaluar të agjërojë: Femra gjatë ciklit mujor si dhe gjatë lehonisë.

Ata që lirohen nga agjërimi janë dy kategori;

Me lirim të përhershëm: Pleqtë (që janë të lodhur) dhe ata që kanë sëmundje kronike të pashërueshme.

Me lirim të  përkohshëm;  të sëmurët që presin shërim, udhëtarët, gratë shtatzëna dhe gjidhënëset.
Cila është vepra më e mirë që mund ta bëjë njeriu gjatë muajit Ramazan?
Muaji Ramazan është muaj i bekuar, shpërblimet në këtë muaj kanë vlerë të veçantë, andaj krahas agjërimit, çdo vepre të mirë duhet t’i shtohet intensiteti. Ndër veprat më të preferuara janë: leximi i Kuranit, dhënia e lëmoshës, kryerja e Umrës, dhënia e Zekatit i cili është kushti i tretë i Islamit. Po ashtu, mbajtja e lidhjeve farefisnore, bamirësia, produktiviteti, puna vullnetare dhe çdo punë që është dobishme për njerëzimin.
Çfarë dobie ka nga agjërimi dhe a ka nevojë Zoti për të?
Dobia kryesore e agjërimit është bindja ndaj urdhrit të Allahut dhe arritja e devotshmërisë. Është një lidhje e sinqertë mes njeriut dhe Zotit.

Krahas dobisë shpirtërore e fetare të agjërimit për besimtarin, agjërimi sjell edhe dobi të shumta sociale, ekonomike, shëndetësore etj., madje edhe në vetë personalitetin e njeriut dhe psikologjinë e tij.

Kohorja e Ramazanit