Agjërimi i obligohet çdo muslimani që e arrin muajin Ramazan apo ndonjë ditë të tij duke qenë në moshë të rritur, i aftë mentalisht dhe i shëndoshë fizikisht.
Është e ndaluar të agjërojë: Femra gjatë ciklit mujor si dhe gjatë lehonisë.
Ata që lirohen nga agjërimi janë dy kategori;
Me lirim të përhershëm: Pleqtë (që janë të lodhur) dhe ata që kanë sëmundje kronike të pashërueshme.
Me lirim të përkohshëm; të sëmurët që presin shërim, udhëtarët, gratë shtatzëna dhe gjidhënëset.