Koha e Ardhshme 00:00

Plani i ushqimit i ditës së njëzetetretë

Iftari

– 3 hurme me 2 gota ujë
– Gjellë me patate dhe mish pule. Receta për 5 persona:

  •  500g kaçika pule pa lëkurë
  • 2 domate të mëdha të prera
  • 2 kungulleshka mesatare të prera
  • 1 qepë e madhe e prerë
  • 1 patate e madhe(300ge) e prerë
  • 1 karrotë mesatare e prerë
  • 2 lugë të supës(30ge) sos domatesh
  • 2 lugë të supës(30gr) vaj ulliri
  • 8 gota(2L) ujë
  • Mëlmesa: kripë, piper i kuq, kimino, turmerik

– Udhëzimet e përgatitjes:

  1. Fërgoni në nxehtësi mesatare në vaj qepën, derisa të merr ngjyrë të kaftë.
  2. Shtoni patatet dhe karrotën, dhe përzijeni për 3 minuta
  3. Shtoni domaten, përzijeni mirë për 3 minuta dhe lereni të zihet për 5-7 minuta me kapak të mbyllur.
  4. Shtoni hudhrën dhe mëlmesat, dhe përzijeni mirë
  5. Shtoni mishin e pulës, kungulleshkën dhe sosin e domateve
  6. Shtoni edhe ujin dhe lëreni të zihet për 45-50 minutaServojeni me 1 gotë(200gr) oriz të bardhë të zier

Pas iftarit

– 2 gota çaj i zi ose i gjelbër pa sheqer
– 10 kikirika të pjekur pa vaj, me kripë

Ushtrime

Ushtrime të komplet trupit sikur në këtë video – ZR30

Këto ushtrime janë parashikuar të bëhen në shtëpitë e juaja pasi që në Ramazan nuk ka shumë kohë për ushtrime në palestër, por nëse ushtroni rregullisht në palestër atëherë konsulltohuni me trajnerin e palestrës për planin ushqimor ‘Bëhu fit për 30 ditë’ dhe ai ju do t’iu rekomandon se qfarë ushtrime të bëni.

Pas ushtrimeve

– Sallatë frutash me: gjysmë gote(80gr) dredhëza, gjysme pjeshke mesatare(70gr), 1 kajsi(30gr), gjysme molle mesatare(95gr), 2 lugë të supës(70gr) jogurt grek ose kos i trashë dhe pak cimet
– Të pihet ujë mjaftueshëm pas ushtrimeve (1 litër të paktën)

Syfyri

– Gjysmë pitalke(samuni)
– Gjysmë avokado(85gr)
– 3 lugë të supës(45gr) gjizë
– Domate dhe trangull(kastravec) të freskëta
– 1 hurmë
– 2 gota ujë

 

Ky plan është për një person, për udhëzimin mbi sasitë e ushqimeve ju lutem kliko KËTU.

Përgatitur nga: Vala Pupovci, nutricioniste/dietologe /30ditët/