Koha e Ardhshme 00:00

Plani i ushqimit i ditës së njëzetetetë

Iftari

– 3 hurme me 2 gota ujë
– 1 pjatë supë nga lëngu i mishit të pulës
– 150gr gjoks pule pa lëkurë dhe i zier, 1 gotë(240gr) pure patatesh e përgatitur me 1 lugë të supës(15gr) vaj ulliri dhe qumësht
– Gjysmë pitalke(samuni)
– Sallatë me domate, tranguj(kastraveca), qepë dhe speca e përgatitur me 1 lugë të reçelit(5gr) vaj ulliri dhe pak kripë

Pas Iftarit

– 2 gota çaj i zi ose i gjelbër pa sheqer
– 3 copa në formë trekëndëshe(250gr) bostan(shalqin)

Ushtrime

Ushtrime të komplet trupit sikur në këtë video – ZR30

Këto ushtrime janë parashikuar të bëhen në shtëpitë e juaja pasi që në Ramazan nuk ka shumë kohë për ushtrime në palestër, por nëse ushtroni rregullisht në palestër atëherë konsulltohuni me trajnerin e palestrës për planin ushqimor ‘Bëhu fit për 30 ditë’ dhe ai ju do t’iu rekomandon se qfarë ushtrime të bëni.

Pas ushtrimeve

– 1 copë(30gr) bukë e zezë, 1 lugë e supës(15gr) pastë e ullinjëve dhe 1 copë(30gr) djath
– Të pihet ujë mjaftueshëm pas ushtrimeve (1 litër të paktën)

Syfyri

– 1 gotë tamëloriz(200g) i përgatitur me pak sheqer dhe cimet
– 3 copa në formë trekëndëshe(250gr) bostan(shalqin)
– 1 hurmë
– 2 gota ujë

 

Ky plan është për një person, për udhëzimin mbi sasitë e ushqimeve ju lutem kliko KËTU.

Përgatitur nga: Vala Pupovci, nutricioniste/dietologe /30ditët/