Koha e Ardhshme 00:00

Plani i ushqimit i ditës së njëzeteshtatë

Iftari

– 3 hurme me 2 gota ujë
– 1 pjatë supë me këpurdha
– 3 qoftë me qiqra(falafel) me salcë kosi:

  • Receta e qofteve: KLIKO KËTU
  • Salca e kosit: 150gr kos i deleve, gjysmë trangulli(kastraveci) i prerë, 1 lugë të reçelit(10gr) lëng limoni, gjysmë luge të vogël(2gr) spec i djegëst(në formë melmese) dhe pastaj përzihen të gjitha bashkë

– Gjysmë pitalke(samuni)

Pas Iftarit

– 2 gota çaj i zi ose i gjelbër pa sheqer
– 1 pjeshkë mesatare(140gr)

Ushtrime

Ushtrime të komplet trupit sikur në këtë video – ZR30

Këto ushtrime janë parashikuar të bëhen në shtëpitë e juaja pasi që në Ramazan nuk ka shumë kohë për ushtrime në palestër, por nëse ushtroni rregullisht në palestër atëherë konsulltohuni me trajnerin e palestrës për planin ushqimor ‘Bëhu fit për 30 ditë’ dhe ai ju do t’iu rekomandon se qfarë ushtrime të bëni.

Pas ushtrimeve

– 150gr jogurt grek ose kos i trashë i shtohet 1 lugë e reçelit(5gr) fara liri dhe 2 lugë të supës(30gr) brusnica të thata
– 1 gotë(160gr) dredhëza
– Të pihet ujë mjaftueshëm pas ushtrimeve (1 litër të paktën)

Syfyri

– 2 copa(60gr) bukë e zezë, 1/3 e avokados(50gr) e prerë, 1 copë(30gr) djath mozzarella dhe 1 domate
– 1 hurmë
– 2 gota ujë

 

Ky plan është për një person, për udhëzimin mbi sasitë e ushqimeve ju lutem kliko KËTU.

Përgatitur nga: Vala Pupovci, nutricioniste/dietologe /30ditët/