Iftari

– 3 hurme me 2 gota ujë
– 1 pjatë supë domatesh
– 1 pjatë “imam baildi” (patëllxhan i zi i mbushur me mish viçi dhe qepë) e përgatitur me 2 lugë të supës(30gr) vaj ulliri i shtohen 2 lugë kos dhe hudhër përmbi
– Gjysmë pitalke(samuni)
– 1 pjatë sallatë me domate, trangull(kastravec) dhe qepë e përgatitur vetëm me kripë

Pas iftarit

– 2 gota çaj i zi ose i gjelbër pa sheqer
– 3 keksa me oriz të fryrë(rice cakes)

Ushtrime

Ushtrime të komplet trupit sikur në këtë video – ZR30

Këto ushtrime janë parashikuar të bëhen në shtëpitë e juaja pasi që në Ramazan nuk ka shumë kohë për ushtrime në palestër, por nëse ushtroni rregullisht në palestër atëherë konsulltohuni me trajnerin e palestrës për planin ushqimor ‘Bëhu fit për 30 ditë’ dhe ai ju do t’iu rekomandon se qfarë ushtrime të bëni.

Pas ushtrimeve

– Smoothie me: 1 banane mesatare(140gr), gjysmë gote(80gr) mjedra dhe 1 gotë(240ml) jogurt me pak yndyrë(1,5%)
– Të pihet ujë mjaftueshëm pas ushtrimeve (1 litër të paktën)

Syfyri

– Kaçamak(palenta) e zier – gjysmë gote(60gr) palenta zihen në ujë me pak kripë pasi të zihet shtohen 2 lugë të supës(60gr) gjizë dhe 1 lugë e reçelit(5gr) vaj ulliri
– 1 hurmë
– 2 gota ujë

 

Ky plan është për një person, për udhëzimin mbi sasitë e ushqimeve ju lutem kliko KËTU.

Përgatitur nga: Vala Pupovci, nutricioniste/dietologe /30ditët/