Koha e Ardhshme 00:00

Plani i ushqimit i ditës së njëzet

Iftari

– 3 hurme me 2 gota ujë
– 1 pjatë supë me copëza pule dhe magdanoz
– 1 copë pite me spanaq
– 1 gotë(240ml) jogurt me pak yndyrë

Pas iftarit

– 2 gota çaj i zi ose i gjelbër pa sheqer
– 1 mollë mesatare(185gr)

Ushtrime

Ushtrime të komplet trupit sikur në këtë video – ZR30

Këto ushtrime janë parashikuar të bëhen në shtëpitë e juaja pasi që në Ramazan nuk ka shumë kohë për ushtrime në palestër, por nëse ushtroni rregullisht në palestër atëherë konsulltohuni me trajnerin e palestrës për planin ushqimor ‘Bëhu fit për 30 ditë’ dhe ai ju do t’iu rekomandon se qfarë ushtrime të bëni.

Pas ushtrimeve

– Sallatë me tuna: Sallatë e gjelbër(ose spanaq i freskët), domate, spec i kuq dhe karrotë 1 konzervë e vogël(85gr) tuna në ujë e përgatitur me 1 lugë të reçelit(5gr) vaj ulliri, limon dhe kripë
– Të pihet ujë mjaftueshëm pas ushtrimeve (1 litër të paktën)

Syfyri

– 2 vezë të ziera, 2 lugë të supës(30gr) gjizë dhe 1 copë(30gr) bukë e zezë
– 1 hurmë
– 2 gota ujë

 

Ky plan është për një person, për udhëzimin mbi sasitë e ushqimeve ju lutem kliko KËTU.

Përgatitur nga: Vala Pupovci, nutricioniste/dietologe /30ditët/