Dita e njëzetegjashtë e Ramazanit

Ajet kuranor

Allahu i Madhërishëm thotë:

“Pa dyshim, ata që lexojnë Librin e Allahut, falin namazin dhe japin fshehtazi apo haptazi nga ajo që u kemi dhënë Ne, mund të shpresojnë në një fitim që nuk do të humbasë.” (Kurani, 35:29)

 

Thënie profetike

“Atij që falet në Natën e Kadrit me besim dhe duke llogaritur në shpërblim, do t’i falen mëkatet e kaluara.”

[E shënojnë Buhariu dhe Muslimi.]

Urtësi

Abdurrahman es Sadi ka thënë: “Namazi është shtylla e fesë, nuri i muslimanëve, peshorja e imanit dhe shenja e vërtetësisë së Islamit.”

Unë e fal gjithmonë xhumanë, kjo mjafton (!)

Allahu na ka urdhëruar t’i falim pesë namaze ditore e jo vetëm një namaz në javë, andaj t’i falim të gjitha namazet e detyrueshme, sepse fundja Allahu nuk ka nevojë për namazin tonë por ne kemi nevojë për të.

Këshillë

Përpiqu ta zësh Natën e Kadrit duke falur namaz vullnetar dhe duke lexuar Kuran, sepse kjo natë vlen më shumë se njëmijë muaj. Kërkoje atë në dhjetë netët e fundit të Ramazanit.


Përgatitur nga
:  Hoxhë Jusuf Kastrati /30ditët/