Koha e Ardhshme 00:00

Mos lejo që imani(besimi) yt të vihet në pikëpyetje

Dita e njëzetepestë e Ramazanit

Ajet kuranor

Allahu i Madhërishëm thotë:

Çdo njeri është peng i veprave të veta, përveç njerëzve të krahut të djathtë; të cilët në kopshtet e Xhenetit pyesin njëri-tjetrin për keqbërësit: “Çfarë ju ka sjellë në Sekar (vend në Xhehenem)?” Ata do të përgjigjen: “Nuk ishim nga ata që falnin namaz… (Kurani, 74:38-43).

 

Thënie profetike

“Ajo që na dallon ne nga ata (jobesimtarët) është namazi. Andaj, ai që e lë namazin, ka rënë në kufër (mosbesim).”

[E shënojnë Ahmedi, Tirmidhiu, Nesaiu, Ibn Hibani dhe Hakimi.]

Urtësi

Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, thoshte: “Nuk ka hise në Islam ai që nuk e fal namazin.”

S’kam nevojë të falem se më mjafton besimi në Allahun (!)

Ai që e beson Allahun me të vërtetë i përgjigjet urdhrave të Tij. E si mund të jetë besimtar i vërtetë ai që nuk e zbaton as shtyllën kryesore të Islamit pas shehadetit?!

Këshillë

Dijetarët islamë kanë rënë në mospajtim përkitazi me atë se a mund të quhet musliman personi që nuk e fal namazin. Andaj, fale namazin dhe mos lejo që imani yt të vihet në pikëpyetje!

Përgatitur nga:  Hoxhë Jusuf Kastrati /30ditët/