Koha e Ardhshme 00:00

Merr avdes mirë dhe fale namazin në xhami

Dita e njëzetetetë e Ramazanit

Ajet kuranor

Allahu i Madhërishëm thotë:

“Faltoret e Allahut i vizitojnë dhe i mirëmbajnë vetëm ata që besojnë Allahun dhe Ditën e Fundit, që falin namazin dhe japin zekatin e që nuk i frikësohen askujt, përveç Allahut. Sigurisht që këta janë në rrugë të drejtë.” (Kurani, 9:18)

 

Thënie profetike

“Kush pastrohet në shtëpinë e vet, e pastaj shkon në një prej shtëpive të Allahut (xhami), për ta kryer njërin prej farzeve të Allahut, për çdo hap që bën i shlyhet një mëkat, ndërsa hapi pas tij ia lartëson gradën.”

[E shënon Muslimi.]

Urtësi

Muhamed ibn Uasi’u thoshte: “Nuk ka mbetur në këtë botë asgjë më e mirë sesa namazi me xhemat dhe takimi me vëllezër.”

 

Nuk mund të falem se jam në shkollë, punë etj. (!)

Nëse dëshiron të falesh, Allahu do të ta lehtësojë të gjesh kohën dhe mundësinë për ta kryer namazin, sidomos kur dihet se nga një namaz në tjetrin ka kohë të mjaftueshme për kryerjen e tij.

Këshillë

Merr avdes mirë dhe fale namazin në xhami, në mënyrë që Allahu të t’i ngritë gradat në Xhenet!

Përgatitur nga:  Hoxhë Jusuf Kastrati /30ditët/