Koha e Ardhshme 00:00

Mbi dy milionë besimtarë vizitojnë xhamitë e shenjta në Natën e Kadrit

Më shumë se dy milionë besimtarë morën pjesë në Xhaminë e Madhe në Mekë dhe Xhaminë e Profetit Muhamed në Medine në natën e 27-të të Ramazanit, e cila gjerësisht besohet të jetë Nata e Kadrit.

Dy xhamitë e shenjta dhe oborret e tyre ishin të tejmbushura me besimtarët që erdhën për të falur namazin e jacisë dhe namazet e teravive dhe namazit të natës, duke kërkuar bekimet e pafundme të Zotit, shlyerjen e mëkateve dhe faljen.

Kur’ani i Shenjtë i është shpallur Profetit [paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të] në Natën e Kadrit që është më mirë se 1,000 muaj. /30Ditët/