Për të dytin vit radhazi, bashkësia e xhematit së bashku me aktivistët e shoqatës ‘Bosnja’ në Vjenë, organizoi një iftar në rrugën Hasnerstraße ku morën pjesë një numër i madh i besimtarëve dhe kalimtarë të rastit, një total prej rreth 2,000 të ftuar.

Ky takim u ndoq nga shumë mysafirë, përfaqësues të Qytetit të Vjenës, nismat ndërfetare, kisha dhe përfaqësues të Bashkësisë Islame në Austri, si dhe përfaqësues të Bashkësisë boshnjake në Austri. /30Ditët/