Koha e Ardhshme 00:00

Lute Allahun të të bëjë ty dhe familjen tënde prej namazlinjve

Dita e njëzetekatërt e Ramazanit

Ajet kuranor

Allahu i Madhërishëm thotë:

“O Zoti im, bëj që unë dhe pasardhësit e mi të kryejmë përherë namazin! O Zoti ynë, na i prano lutjet!” (Kurani, 14:40)

 

Thënie profetike

I Dërguari i Allahut, Muhamedi ﷺ ka thënë:

“Kur burri ngrihet dhe zgjon familjen e tij dhe falin dy rekate, ata shënohen në listën e atyre që e kujtojnë Allahun vazhdimisht.”

[E shënojnë Ebu Davudi dhe Ibn Maxhe.]

Urtësi

Tantavi, lutjen e Ibrahimit  në ajetin e mësipërm, e komenton në këtë mënyrë: “O Zoti im, më bëj prej robërve tu të cilët e kryejnë namazin në kohën e vet me çiltërsi dhe duke qenë të përulur dhe bëj nga pasardhësit e mi të atillë që do të më ndjekin mua.”

S’kam nevojë të falem sepse gjyshin e kam pasur haxhi (!)

Në ditën e Gjykimit, gjithsecili do të dalë para Allahut i vetëm për të dhënë llogari. Atij nuk do të mund t’i ndihmojë askush po qe se i ka shpërfillur urdhrat e Zotit. Profeti Muhamed ﷺ i thoshte bijës së vet Fatimes: “Oj Fatime, shpëtoje veten nga zjarri sepse unë nuk mund të të ndihmoj asgjë”. E si është puna atëherë me të tjerët?!

Këshillë

Lute Allahun të të bëjë ty dhe familjen tënde prej namazlinjve!

Përgatitur nga:  Hoxhë Jusuf Kastrati /30ditët/