Koha e Ardhshme 00:00

Kaloji netët e Ramazanit me namaz e lexim Kurani

Dita e njëzetedytë e Ramazanit

Ajet kuranor

Allahu i Madhërishëm thotë:

“Ata flinin pak natën, ndërsa në agim kërkonin falje (nga Allahu).” (Kurani, 51: 17,18)

 

Thënie profetike

I Dërguari i Allahut, Muhamedi ﷺ ka thënë:

Aisheja, Allahu qoftë i kënaqur me të, thoshte: “I Dërguari i Allahut  kur hynte dhjetëditëshi (i tretë i Ramazanit) shtrëngonte rripin, gjallëronte natën dhe e zgjonte familjen.”

[E shënojnë Buhariu dhe Muslimi.]

Urtësi

Sufjan Eth-Theuriu thoshte: “Më pëlqen që kur të hyjë dhjetëditëshi i tretë (i Ramazanit) njeriu të falet natën, të japë mundin maksimal dhe ta zgjojë familjen e tij që të falen bashkë me të, nëse kanë mundësi ta bëjnë një gjë të tillë.”

Si të falem kur falen edhe shumë njerëz të këqij (!)

Gjithsecili do të japë llogari për vetveten, andaj mos lejo që ndokush, kushdo qoftë ai, të bëhet shkak që ti të mos i zbatosh detyrat tua ndaj Krijuesit. Fundja njerëz të këtillë ka kudo, por askush nuk e lë punën e vet nëse në vendin ku punon ka njerëz të këqij.

Këshillë

Kur të hyjë dhjetëditëshi i fundit i Ramazanit, shfrytëzoje atë duke falur namaz dhe duke lexuar Kuran!

 

Përgatitur nga:  Hoxhë Jusuf Kastrati /30ditët/