30 Ditët

Dita 17

Ramazan, E Enjte, 22 Maj

Imsaki/syfyri

02 : 57

L. E Diellit

04 : 59

Dreka

12 : 35

Ikindia

16 : 36

Akshami/iftari

20 : 05

Jacia

22 : 00

Lexo Kuran

Duaja para Iftarit

O Allahu im, vetëm Ty të takon falënderimi. Ti je Drita (Ndriçuesi) e qiejve dhe i Tokës dhe i çdo gjëje që gjendet mes tyre. Ti je Mbajtësi i qiejve dhe i Tokës i çdo gjëje që gjendet mes tyre. Ti je i Vërteti. Premtimi Yt është i vërtetë. Fjala Jote është e vërtetë. Takimi me Ty është i vërtetë. Xheneti dhe Xhehenemi janë të vërtetë. Të Dërguarit e Tu janë të vërtetë dhe Muhamedi ﷺ është i vërtetë. Dita e Fundit është e vërtetë. O Allah, vetëm Ty të dorëzohem, Ty të besoj, Ty të mbështetem, Ty të drejtohem, për Ty armiqësohem dhe gjykimin Tënd kërkoj. M’i fal gabimet e mëparshme dhe të tashmet, ato që i kam bere fshehurazi dhe haptazi. Ti je i pari dhe i fundit. Nuk ka të denjë për t’u adhuruar, përveç Teje.

O Allahu im, lavdëruar qofsh sa qiejt dhe toka dhe sa ka ndërmjet tyre, dhe aq sa Ti dëshiron prej gjërave të tjera. Ti je i denjë për t’u lavdëruar dhe falënderuar. Gjëja më e drejtë që ka thënë robi e të gjithë ne jemi robërit e Tu - është: O Allah, askush s’mund ta privojë atë të cilit Ti i jep, dhe askush s’mund t’i japë atij të cilin Ti e privon. Askush s’mund të na sjellë dobi (pasuri), përveç Teje, dhe e gjithë dobia (pasuria) është prej Teje.

O Allahu im, m’i fal të gjitha gjynahet, të voglat dhe të mëdhatë, të parat dhe të fundit, të dukshmet dhe të fshehtat.

O Allahu im, më forco në fend Tënde, më udhëzo, dhe më bëjë shkak për udhëzimin e të tjerëve.

O Allahu im, kërkoj shpëtim në kënaqësinë Tënde nga zemërimi Yt dhe në faljen Tënde nga dënimi Yt, dhe kërkoj shpëtim te Ti nga vetë Ti. Unë, sado të përpiqem, nuk mund të arrijë të të lavdëroj ashtu si e meriton Ti. Ti je i lartësuar ashtu sikurse e ke cilësuar Veten.

O Allahu im, më ruaj nga dënimi i varrit, nga sprovat e Dexhallit, dhe nga sprovat e jetës e të vdekjes. O Allah, më mbroj nga gjynahet dhe nga borxhi.

O Allahu im, unë i kam bërë shumë padrejtësi vetes sime dhe i pranoj gjynahet që kam bërë, prandaj m’i fal të gjitha gjynahet, se nuk i falë askush tjetër përveç Teje.

O Allahu im, kërkoj prej Teje dashurinë Tënde, dashurinë e atij që të do dhe veprën që më sjell te dashuria Jote. Allahu im, bëje dashurinë ndaj Teje më të dashur për mua sesa dashurinë ndaj vetes sime, ndaj familjes sime dhe ndaj ujit të ftohtë.

O Allah, na jep përfundim të mirë në të gjitha çështjet tona dhe na mbroj nga nënçmimi i dunjasë dhe nga dënimi i Ahiretit.

O i Gjalli i përjetshëm, o Mbajtësi dhe Mbikëqyrësi i çdo gjëje, me mëshirën Tënde kërkojmë ndihmë dhe mbrojtje. Na i ndreq të gjitha punët tona dhe mos na lërë të mbështetemi në vetët tonë as sa një kapsallitje e syrit.

O Allah, mëshirën Tënde e kërkoj. Mos më lër të mbështetem në vetën time as sa një kapsallitje e syrit dhe përmirësoma gjendjen time. Nuk ka të denjë për t’u adhuruar, përveç Teje. O Allah, kërkojmë mbrojtje nga sherri i armiqve tanë dhe Ti je kujdestari ynë ndaj tyre.

O Allah, na ndihmo që të të kujtojmë, të të falënderojmë e të të adhurojmë në mënyrën më të mirë. O Allah, na e përtërit imanin në zemrat tona.

O Allah, më bëj të mjaftohem me hallallin Tënd e të mos bie në haramet e Tua, më pasuro me dhuntinë Tënde dhe më bëj të pavarur nga çdokush tjetër përveç Teje.

O Allahu im, kërkoj të gjitha mirësitë e Tua në këtë dynja dhe në botën tjetër, ato që i di dhe ato që nuk i di. Kërkoj mbrojtën Tënde nga të gjitha të këqijat në këtë dynja dhe në botën tjetër, ato që i di dhe ato që nuk i di.

O Allah, kërkojmë nga Ti ato mirësi që t’i ka kërkuar i Dërguari Yt, Muhamedi ﷺ dhe kërkojmë mbrojtje prej të këqijave nga të cilat të kërkoi mbrojtje i Dërguari Yt, Muhamedi ﷺ . Ti je Ai nga i cili kërkojmë ndihmë. S’ka fuqi dhe ndryshim pa vullnetin dhe ndihmën Tënde.

O Allahu im, kërkoj nga Ti të mirat të cilat i ka kërkuar robi dhe i Dërguari Yt, Muhamedi ﷺ . Kërkoj mbrojtje nga çdo gjë që kërkoi mbrojtje robi Yt dhe i Dërguari Yt, Muhamedi ﷺ . Dhe te lus Ty, o Zot, që çdo çështje timen ta përfundosh me të mirë.

O Allah, kërkoj nga Ti Xhenetin dhe çdo fjalë a vepër që më afron drejt tij, dhe kërkoj mbrojtje nga Xhehenemi dhe çdo fjalë a vepër që më afron drejt tij. O Allahu im, kërkoj nga Ti lehtësimin e punëve të mira dhe largimin nga punët e këqija. Të lus të më japësh dashuri ndaj skamnoreve dhe ndaj të vobektëve, dhe më fal e më mëshiro. O Zot, nëse dëshiron ta sprovosh ndonjë popull, ma merr shpirtin mua dhe mos më sprovo. O Zot, kërkoj dashurinë Tënde dhe dashurinë e atyre që të duan Ty, si dhe dashurinë ndaj veprave që më afrojnë te Ti.

O Allah, më bëj dobi me dijen që ma ke mësuar dhe me mundëso mësimin e asaj dijeje që më bën dobi.

O Allah, kërkoj nga Ti dije të dobishme, furnizim të mirë (hallall) dhe vepra të pranuara te Ti.

O Allah, s’ka dyshim se Ti je Falësi i Madh, Bujari, Ti e do faljen, andaj na fal.

O Allah, më ruaj nëpërmjet Islamit kur të jem në këmbë, kur të jem i ulur, kur të jem i shtrirë. O Allah, mos i lejo armiqtë e mi të gëzohen me fatkeqësitë e mia. O Allah, kërkoj nga Ti çdo të mirë që është në dorën Tënde, dhe kërkoj mbrojtje nga çdo e keqe që është në dorën Tënde. O Allah, kërkoj shpëtim te Ti prej frikës dhe koprracisë, prej pleqërisë së thellë, prej sprovave të kësaj bote dhe prej dënimit të varrit.

O Allah, ne i kemi bërë shumë padrejtësi vetëve tona. Askush nuk i fal gjynahet, përveç Teje. Fali gjynahet tona dhe na mëshiro. Ti je Falësi i Madh dhe Mëshirëploti.

O Allah, m’i fal gabimet e mia, paditurinë time dhe tejkalimin e kufijve në jetën time. Ti i di ato më mirë sesa unë. O Allah, m’i fal gjynahet që i kam bërë në tallje dhe ato që i kam bërë me seriozitet, ato që i kam bërë pa dashje dhe ato që i kam bërë qëllimisht. Dhe të gjitha këto gjinden tek unë.

O Allah, Ty të dorëzohem, Ty të besoj, vetëm te Ti mbështetem, te Ti drejtohem dhe për Ty armiqësohem. Duke dëshmuar se nuk meriton të adhurohet askush, përveç Teje, kërkoj mbrojtje nga madhëria Jote të mos më shpiesh në rrugë të humbur. Ti je i Gjalli që nuk vdes, ndërsa xhinët dhe njerëzit vdesin.

O Allah, të lutemi na mundëso të përfitojmë nga mëshira dhe nga falja Jote. Kërkojmë shpëtim te Ti nga çdo gjynah. Kërkojmë furnizim me çdo të mirë. Kërkojmë prej Teje shpërblimin me Xhenet dhe shpëtimin nga Zjarri (Xhehenemi).

Kërkoj faljen e Allahut të madhërishëm, përveç të Cilit nuk ka të denjë për t’u adhuruar, Atij që është i Gjallë dhe Mbikëqyrës i përhershëm, dhe Atij i pendohem.

O Allah, më jep shëndet në trupin tim, më jep shëndet në dëgjimin tim, më jep shëndet në shikimin tim. Nuk ka të denjë për t’u adhuruar, përveç Teje.

O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde nga rënia prej lartësisë, nga rrënimi, nga përmbytja në ujë, dhe nga djegia. O Allah, më ruaj që të mos më mposht shejtani në agoninë e vdekjes. O Allah, mos më bëj prej atyre që vriten në rrugën Tënde si dezertor. Dhe kërkoj mbrojtjen Tënde që të mos vdes nga helmimi (i gjarpërinjve).

O Allah, më ruaj nga uria dhe nga tradhtia.

O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde nga dita e keqe, nga nata e keqe, nga ora e keqe, nga shoqëruesi i keq, dhe nga komshiu i keq. O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde nga paaftësia dhe nga dembelizmi, nga frika dhe nga koprracia, nga pleqëria dhe nga ngurtësimi i zemrës, nga shkujdesja dhe nga varfëria, nga poshtërimi dhe nga vobektësia. O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde nga fukarallëku, nga mosbesimi (kufri), nga shthurja (fisku), nga përçarja, nga dyfytyrësia, nga fama e rreme dhe nga shtirja (riaja). Kërkoj mbrojtjen Tënde nga shurdhësia, nga verbëria, nga çmenduria, nga lebra dhe nga çdo sëmundje e keqe. O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde nga fqinjët e këqij në vendbanimin e përhershëm, sepse fqinji endacak (shtegtar) është gjithnjë në lëvizje.

Fakte dhe kuriozitete mbi Kuranin

  • O Allahu im, vetëm Ty të takon falënderimi. Ti je Drita (Ndriçuesi) e qiejve dhe i Tokës dhe i çdo gjëje që gjendet mes tyre. Ti je Mbajtësi i qiejve dhe i Tokës i çdo gjëje që gjendet mes tyre. Ti je i Vërteti.Kur’ani i ka 114 kaptina, 30 pjesë, 6236 ajete, 1015030 pika (shenja pikësimi të germave), 323670 germa dhe 77439 fjalë.

  • Kaptina e Kur'anit ndahen në kaptina mekkase dhe medinase. Mekkase janë gjithsej 82 ndërsa medinase janë 20. Për 12 kaptina nuk ka mendim unanim se cilës periudhë i përkasin.

  • Ajetet mekkase janë gjithsej 4470 ndërsa ato medinase janë 1729. 37 ajete nuk janë shpallur as në Mekkë dhe as në Medinë.

  • Kaptina më e gjatë në Kur’an është kaptina el-Bekare, me gjithsej 286 ajete, derisa kaptina më e shkurtër është kaptina el-Keuther, me vetëm 3 ajete.

  • Ajeti më i gjatë në Kur’an është ajet 282 nga kaptina el-Bekare ndërsa ajeti më i shkurtër është ajeti i parë nga kaptina Jasin.

  • Secila kaptinë fillon me besmele (Bismilahi Rrahmani Rrahim), përveç kaptinës et-Teube kurse në en-Neml ka dy besmele.

  • Kaptina e fundit e Kur'anit ka gjithsej 6 ajete, 20 fjalë dhe 80 germa.

  • Kaptina e parë e Kur'anit (Fatiha) ka gjithsej 7 ajete, 29 fjalë dhe 143 germa.

  • Fjala ‘feljetelettaf’ në ajetin 19 të kaptinës Kehf shënon mesin e Kur’anit.

  • Kaptina el-Muxhadele është kaptina e 58 me radhë në të cilën emri Allah është përmendur direkt dhe i aluduar 58 herë.

  • Fjala dituri (el-ilm) me derivatet e saja është përmendur 779 herë në Kur’an.

  • Fjala “shehr” (muaj) është përmendur 12 herë, aq sa janë dhe muajt e vitit.

  • O Allah, më bëj të mjaftohem me hallallin Tënd e të mos bie në haramet e Tua, më pasuro me dhuntinë Tënde dhe më bëj të pavarur nga çdokush tjetër përveç Teje.Emri Kur’an është përmendur 68 herë me përjashtim të dy rasteve kur është përdorur “Kur’anehu” (Kur’ani: 75: 17-18), aq sa janë përmendur edhe sinonimet e tij (nur, hikmet, dhe tenzil).

  • Emri Kur’an është përmendur 68 herë, me përjashtim të dy rasteve kur është përdorur “Kur’anehu” (Kur’ani: 75: 17-18), aq sa janë përmendur edhe cilësitë e tij (bejjinat, meuidhah dhe shifa).

  • Fjala “iblis” (djalli i mallkuar) është përmendur 11 herë, aq sa edhe urdhri për të kërkuar mbrojtjen e Alalhut prej tij.

Elifi

-->

30 pyetje dhe përgjigje mbi agjërimin

  • Ç’është agjërimi dhe çfarë vlere ka?

    Agjërimi është abstenim nga ushqimi, pija, kontakti intim si dhe çdo gjë që i përket këtyre gjërave që nga agimi (drita horizontale) deri në perëndimin e diellit. Kjo vlen për çdo ditë gjatë tërë muajit Ramazan. Vlera e agjërimit është shumë e madhe. Lajmëtari i Allahut (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin me të) ka thënë: 'Ai që agjëron Ramazanin me besim dhe bindje, do t’i falen të gjitha mëkatet e kaluara'.

  • Pse agjërojnë muslimanët?

    Agjërimi i muajit Ramazan është obligim për muslimanët dhe është njëra nga 5 shtyllat dhe bazat e fesë islame, mbi të cilat ngrihet kjo fe. Agjërimi si adhurim ka qenë i njohur edhe tek pejgamberët e tjerë gjatë historisë. Allahu i Lartësuar thotë: 'O ju që keni besuar, agjërimi u është bërë obligim juve sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm'. (Bekare:183)

  • Kur fillon muaji i Ramazanit dhe si llogaritet koha e tij?

    Muaji Ramazan është muaji i nëntë sipas kalendarit hënor dhe fillimi i tij është në momentin që shihet hëna e re e këtij muaji. Muaji i Ramazanit mbaron në momentin që shihet hëna e re e muajit Sheval, gjegjësisht dita e parë e Fitër Bajramit. Secili vend duhet të përcaktohet në fillimin e Ramazanit duke u mbështetur në autoritetet fetare të vendit përkatës.

  • Pse duhet të agjërohen 30 ditë?

    Në Islam, agjërimi është obliguar për një muaj të plotë që është muaji Ramazan, i cili është muaji i nëntë sipas kalendarit hënor. Në kalendarin hënor muajt kanë nga 29 apo nga 30 ditë. Muslimanët e agjërojnë tërë muajin Ramazan dhe ndonjëherë u bie të agjërojnë 29 ditë e ndonjëherë 30 ditë, varësisht se sa ditë ia ka muaji Ramazan atë vit. Të agjërohet një muaj nuk është ngarkesë e rëndë. Shumë terapi mjekësore zgjasin më shumë, por prapë se prapë janë të përballueshme, ndërsa me agjërim synohet shpërblimi i Zotit dhe agjërimi është i përballueshëm për çdo besimtar.

  • Dispozita e agjërimit dhe lënia e

    Agjërimi i muajit Ramazan është obligim farz. Agjërimi është një nga pesë shtyllat e fesë islame dhe nuk lejohet assesi lënia e tij. Ai që e mohon obligueshmërinë e agjërimit bëhet renegat, përveç nëse nuk e ka njohur këtë dispozitë, apo ka jetuar në vende që nuk kanë kontakte me muslimanët; e si i tillë mund ta ketë pasur të panjohur dispozitën e agjërimit. Ai që e len agjërimin e muajit Ramazan duke mos e mohuar obligueshmërinë e tij, por e len nga përtacia apo ndonjë arsye tjetër jo të pranuar fetarisht, ai person ka bërë një mëkat prej mëkateve të mëdha.

  • Çfarë dobie ka nga agjërimi dhe a ka nevojë Zoti për të?

    Dobia kryesore e agjërimit është bindja ndaj urdhrit të Allahut dhe arritja e devotshmërisë. Është një lidhje e sinqertë mes njeriut dhe Zotit. Krahas dobisë shpirtërore e fetare të agjërimit për besimtarin, agjërimi sjell edhe dobi të shumta sociale, ekonomike, shëndetësore etj., madje edhe në vetë personalitetin e njeriut dhe psikologjinë e tij.

  • Cila është vepra më e mirë që mund ta bëjë njeriu gjatë muajit Ramazan?

    Muaji Ramazan është muaj i bekuar, shpërblimet në këtë muaj kanë vlerë të veçantë, andaj krahas agjërimit, çdo vepre të mirë duhet t’i shtohet intensiteti. Ndër veprat më të preferuara janë: leximi i Kuranit, dhënia e lëmoshës, kryerja e Umrës duke e vizituar Qabenë e bekuar, dhënia e Zekatit i cili është kushti i tretë i Islamit për ata që i kanë mundësitë. Po ashtu, mbajtja e lidhjeve farefisnore, bamirësia, produktiviteti, puna vullnetare dhe çdo punë që është dobishme për njerëzimin janë ndër veprat më të çmuara.

  • Kush obligohet të agjërojë, kush ndalohet e kush amnistohet?

    Agjërimi i obligohet çdo muslimani që e arrin muajin Ramazan apo ndonjë ditë të tij duke qenë në moshë të rritur, i aftë mentalisht dhe i shëndoshë fizikisht. Është e ndaluar të agjërojë: Femra gjatë ciklit mujor si dhe gjatë lehonisë. Ata që amnistohen nga agjërimi janë dy kategori; Amnistia e përhershme: Pleqtë (që janë të lodhur) dhe ata që kanë sëmundje kronike të pashërueshme. Amnistia e përkohshme; ata të sëmurë që presin shërim, udhëtarët, gratë shtatzëna dhe gjidhënëset. Të amnistuarve të përkohshëm, u lejohet agjërimi nëse ata mund të agjërojnë.

  • Cilat sëmundje e amnistojnë agjërimin?

    Sëmundjet në të cilat agjërimi nuk ndikon në shëndetin e njeriut si dhembja e kokës, flama etj.. Këto sëmundje nuk e arsyetojnë mos agjërimin e muajit Ramazan. Sëmundjet të cilat e rëndojnë agjëruesin por nuk e dëmtojnë atë. Personi që i ka këto sëmundje preferohet të mos agjërojë dhe agjërimi për të është i papëlqyer. Sëmundjet të cilat e dëmtojnë agjëruesin sikurse ata që janë me diabet, në dializë etj.. Këta persona e kanë të ndaluar të agjërojnë.

  • Si bëhet nijeti dhe kur është koha e tij?

    Nijeti për të agjëruar bëhet me zemër dhe s’ka nevojë për ndonjë ritual apo fjalë të veçanta. Thjeshtë, çdo agjërues vendosë në vete që të agjërojë në fillim të Ramazanit. Nijeti i agjërimit nuk ka nevojë të ripërtërihet çdo natë, por mjafton nijeti që bëhet në fillim të Ramazanit. Përjashtim bën ai që ka shkëputje të agjërimit, kur e rifillon atë, e bën nijetin sërish për të vazhduar me agjërim.

  • Kur agjëruesi llogaritet udhëtar në Ramazan dhe si duhet vepruar në aeroplan?

    Udhëtar konsiderohet ai person i cili largohet nga vend i tij në distancë 80 km dhe qëndron mysafir më pak se 15 ditë. Udhëtari ka të drejtë ta prishë agjërimin që nga momenti kur largohet nga shtëpitë e fundit të qytetit të tij. Kur udhëtari vjen në vendin e tij gjatë ditës, ai duhet t’i përmbahet agjërimit deri në perëndim të diellit. Udhëtari i cili agjëron duhet të bëjë iftar me takvimin e vendit në të cilin gjendet për iftar, qoftë duke shkuar apo duke u kthyer nga udhëtimi. Udhëtari i cili agjëron dhe gjendet në aeroplan duhet të bëjë iftar në momentin kur perëndon dielli (në sytë e tij). Pra për dallim nga pika e kaluar, udhëtari bën iftar sapo ta shohë perëndimin e diellit nga aeroplani e jo me takvimin e vendit në të cilin ai është duke shkuar për iftar.

  • Si duhet agjëruar kur dita është e gjatë apo nuk ka dallim dita nga nata gjatë 24 orëve?

    Edhe në vendet në të cilat dita është shumë e gjatë por ndarja mes natës dhe ditës është e qartë, agjërimi duhet të bëhet nga syfyri deri në perëndim të diellit. Në rast se agjërimi i tillë e mundon njeriun aq shumë sa t’ia pamundësojë zhvillimin normal të jetës apo i shkakton ndonjë sëmundje, ai e prish agjërimin për arsyen përkatëse dhe duhet ta kompensojë atë. Sa i përket vendeve në të cilat brenda 24 orëve nuk ka dallim të qartë mes ditës dhe natës, apo disa muaj mund të ketë vetëm ditë e disa muaj vetëm natë (siç ndodhë në disa vende të hemisferës veriore), agjëruesit duhet t’i përmbahen takvimit të vendit më të afërt në të cilin nata dhe dita janë të ndara brenda 24 orëve.

  • Si vepron femra me cikël mujor?

    Nëse femrës e cila agjëron i paraqitet cikli mujor, ajo duhet ta ndërpresë agjërimin dhe këtë ditë ta kompensojë më vonë. Nëse femra është me cikël mujor dhe cikli i ndërpritet gjatë ditës, ajo duhet të pastrohet dhe të agjërojë që nga koha e pastrimit deri në perëndim të diellit, por këtë ditë duhet ta kompensojë. Nëse cikli mbaron në kohën e syfyrit, femra duhet t’i jep përparësi ushqimit para pastrimit (guslit), ndërsa pastrimin mund ta kryejë edhe duke qenë agjërueshëm pasi te hyjë koha namazit të sabahut.

  • A amnistohet nga agjërimi ai që kryen punë të rënda?

    Ai person që ka ndonjë punë të rëndë fizike ose që shpenzon energji të madhe të trupit si zjarrfikësi, apo që ka ndonjë punë të madhe nga përgjegjësia si mjeku i cili bën operacione etj., i tilli bën pjesë në grupin e besimtarëve të cilët nuk amnistohen nga agjërimi dhe duhet të bëjnë nijetin e agjërimit si dhe të fillojnë agjërimin. Nëse gjatë ndonjë dite, lodhja është e tepërt ose puna është shumë e rëndë dhe vazhdimi i agjërimit mund ta rrezikojë keq shëndetin (sidomos kur dita është e gjatë); këta njerëz arsyetohen për shkak të dëmtimit të shëndetit dhe amnistohen nga agjërimi i kësaj dite, duke u obliguar që ta kompensojnë më vonë këtë ditë.

  • Cilat janë rregullat e iftarit ?

    Agjëruesi duhet të bëjë iftar në momentin kur e dëgjon thirrjen ezanit të akshamit, gjegjësisht në çastin e perëndimit të diellit. Është e preferuar që iftari të fillohet me hurma ose me ujë si dhe të shfrytëzohen momentet e fundit me lutje nga zemra, me shpresë se Allahu do t’i pranojë këto lutje.

  • Ç’është syfyri dhe çfarë vlere ka?

    Syfyri është koha fundit e natës kur besimtarët zgjohen dhe hanë ushqimin e fundit për t’u përgatitur për agjërimin e ditës së nesërme. Lajmëtari i Allahut (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin me të) ka thënë 'Zgjohuni në syfyr, sepse në syfyr ka bereqet'. Ata që hanë syfyrin më herët, preferohet të zgjohen dhe së paku ta pinë një gotë ujë për të përfituar nga begatia e kohës së syfyrit.

  • Çka e prish agjërimin?

    Agjërimin e prish: - Të ngrënit me qëllim apo pirja e ujit ose lëngjeve të ndryshme. - Ejakulimi me dëshirë (me apo pa kontakt intim). - Çdo gjë që futet në brendi përmes fytit edhe nëse ajo gjë nuk është ushqyese si tableta, duhani etj. - Injeksionet që kanë lëndë ushqyese si dhe infuzioni. - Vjellja e qëllimshme. - Dializa (duke qenë se në trup futet gjak i freskët dhe me materie të reja).

  • Kush dhe si duhet t’i kompensojë ditët e pa agjëruara?

    Të gjithë ata që nuk agjërojnë ndonjë ditë të Ramazanit dhe për këtë kanë arsye fetare sikurse të sëmurët që pritet të shërohen, udhëtarët, femrat me cikël mujor, gratë shtatzëna etj., duhet t’i numërojnë ditët e pa agjëruara dhe t’i kompensojnë ato më vonë.

  • Si duhet kompensuar ai që e prish agjërimin pa arsye fetare?

    Ai që e prish agjërimin duhet: - Të pendohet sinqerisht për lënien e agjërimit. - Ta kompensojë me agjërim çdo ditë që e ka prishur agjërimin. Ai që e prish agjërimin duke bërë kontakt intim gjatë ditës së Ramazanit, kompensimi për të është: - Të pendohet sinqerisht për këtë vepër të shëmtuar - Të kompensojë ditën e prishur të agjërimit dhe - Të bëjë shpagimin: Duke liruar një rob, (Nëse nuk mundet ta lirojë një rob) duke agjëruar dy muaj radhazi pa ndërprerje, (Nëse nuk mundet të agjërojë dy muaj radhazi) duke ushqyer 60 skamnorë me një shujtë që të ngopen.

  • Ç’është shpagimi i agjërimit, si bëhet dhe për kënd vlen?

    Shpagimi i agjërimit bëhet për ata persona që janë të amnistuar fetarisht nga agjërimi me amnisti të përhershme si pleqtë (që janë lodhur) apo ata që kanë sëmundje të pashërueshme. Këta njerëz nuk kanë nevojë të agjërojnë por duhet që agjërimin ta shpaguajnë. Shpagimi për këtë kategori bëhet me një shujtë ushqim (aq sa të ngopet një nevojtar) për çdo ditë të pa agjëruar. Shpagimi mund të bëhet për çdo ditë (një nga një) apo të ftohen në një gosti në fund të muajit dhe të mblidhen nevojtarët që duhen ushqyer.

  • Ç’është I’tikafi?

    I’tikafi është të qëndruarit në xhami një kohë të caktuar për t’iu përkushtuar adhurimit të Zotit, duke u zhveshur nga angazhimet e dynjasë gjatë kësaj kohe. I’tikafi është më i preferuar në dhjetë netët e fundit të muajit Ramazan dhe bëhet në ndonjë prej xhamive të vendit në të cilën falet edhe xhumaja, me qëllim që të mos dilet nga xhamia gjatë tërë kohës së i’tikafit.

  • Çka nuk e prish agjërimin?

    Janë shumë gjëra të cilat nuk e prishin agjërimin dhe për shkak të pyetjeve të shumta do të përmendim disa prej tyre siç janë: Ejakulimi i paqëllimshëm (në gjumë), medhiju (lëngu para spermës), freskimi me ujë, gjumi (pjesërisht ose tërë ditën), humbja e vetëdijes (një pjesë të ditës), gëlltitja e pështymës, shijimi i ushqimit pa gëlltitje, vjellja e paqëllimshme, makijazhi, inhalatori për astmë, pilulat që vendosen nën gjuhë, gastroskopia, pikat e hundës, veshit dhe syrit, anestezioni, injeksionet terapeutike, supozitorët, dhurimi i gjakut, pasta e dhëmbëve, heqja e dhëmbit.

  • Nëse prishja e agjërimit ndodhë pa qëllim?

    Prishja e agjërimit pa qëllim ka disa forma: Ndonjëherë njeriu nuk synon prishjen e agjërimit por mund të ndodhë ndonjë veprim që konsiderohet prej gjërave që e prishin agjërimin. Nëse ato ndodhin nga harresa si ngrënia ose prija duke harruar që jemi agjërueshëm, nuk prishet agjërimi edhe nëse ngopemi. Në momentin që na kujtohet se jemi duke ngrënë duke qenë agjërueshëm, menjëherë duhet të ndalemi së ngrëni. Ndonjëherë jemi të vetëdijshëm që jemi agjërueshëm por befas ndodhë që të na shkojë një pikë ujë ne fyt, ose të na futet diçka në gojë befas dhe ta gëlltisim pa qëllim. Po ashtu mund të ndodhë që kalojmë në një vend në të cilin ka tym, edhe në këtë rast agjërimi nuk prishet sepse ky veprim është i paqëllimshëm. Nëse dikujt me dhunë i prishet agjërimi, agjërimi i tij është i saktë dhe i plotë.

  • Nëse prishim agjërimin nga padija dhe befasia?

    Nëse ndodhë që të hamë iftar duke menduar se ka hyrë koha e iftarit, për shkak se ora mund të ketë qenë gabim ose për shkak të vranësirave apo ndonjë arsye objektive, e pastaj e kuptojmë që akoma nuk ka hyrë koha e iftarit; atëherë duhet të përmbahemi menjëherë nga ngrënia e ushqimit (derisa të bëhet iftari), ndërsa për gabimin eventual nuk jepet përgjegjësi sepse është bërë pa qëllim. Nëse mendojmë se akoma nuk ka mbaruar syfyri dhe vazhdojmë të hamë, ndërkohë e kuptojmë se koha ka kaluar, menjëherë duhet të ndalemi së ngrëni dhe agjërimi është i saktë, ngase kjo ka ndodhur pa qëllim.

  • Ç’është namazi i teravisë dhe çfarë vlere ka?

    Namazi i teravisë është një namaz vullnetar që falet kryesisht në muajin Ramazan dhe koha e tij është pas namazit te jacisë deri në namazin e sabahut, gjegjësisht deri në syfyr. Namazi i teravisë preferohet të falet aq rekate sa i falë imami në xhami. Është mirë të mos ndahemi nga imami deri në fund të namazit për të ruajtur unitetin e xhematit dhe për të arritur vlerën që i Dërguari i Allahut (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin me të) ka thënë: 'Kush falet me imamin deri sa ai të largohet, i llogaritet sikur të jetë falur tërë natën'.

  • Ç’është namazi i natës dhe kur falet ai?

    Namazi i natës është një namaz vullnetar (nafile) i cili mund të falet gjatë tërë vitit, ndërsa koha e tij është pas namazit te jacisë deri në namazin e sabahut. Vlera faljes së tij është më e madhe kur ai falet në pjesën e tretë të natës, në kohën kur Zoti zbret në qiellin e dynjasë dhe thotë: “Kush më lutet që t’i përgjigjem? Kush më kërkon diçka Unë t’ia jap? Kush më kërkon falje që Unë ta fal?” Ky namaz falet tetë deri në 11 rekate së bashku me vitrin dhe është i njëjtë si namazi i teravive që falet në Ramazan.

  • Ç’është nata e Kadrit dhe kur është ajo

    Nata e Kadrit është nata në të cilën për herë të parë ka filluar shpallja e Kuranit. Po ashtu, në këtë natë, çdo vit Zoti përcakton se çfarë do të ndodhë gjatë vitit. Vlera e kësaj nate është shumë e madhe. Allahu në Kuran thotë: 'Nata e Kadrit është më ë vlefshme së një mijë muaj' (Kadr:3). Lajmëtari i Allahut (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin me të) ka thënë: 'Kush falet natën e Kadrit me besim dhe bindje, i falen mëkatet e kaluara'. Kjo natë është njëra nga netët tek në dhjetë netët e fundit të muajit Ramazan. Një nga mendimet është se kjo natë mendohet të jetë në natën e 27-të, por nuk argument të prerë nga feja për këtë.

  • A ndikojnë mëkatet në agjërim dhe a e prishin agjërimin?

    Agjëruesi duhet të ketë edukatë, të jetë i sjellshëm, i matur në fjalë, të mos e ofendojë askënd, të mos e lëndojë askënd, e aq me pak t’i bëjë padrejtësi dikujt. Lodhja që mund ta godet besimtarin gjatë agjërimit nuk e arsyeton sjelljen e keqe të tij. Ai duhet të jetë solidar, i afërt dhe produktiv. Bërja e mëkateve gjatë ditës së Ramazanit nuk e prish agjërimin për nga dispozita, pra nuk obligohet ta kompensojë atë ditë. Por mëkati e dobëson shpërblimin e agjërimit, ndoshta edhe e asgjëson të tërin sepse Lajmëtari i Allahut (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin me të) ka thënë: 'Ka ndonjë agjërues që ndoshta prej agjërimit të tij nuk fitojnë asgjë, përveç urisë dhe etjes'.

  • ) Ç’është Sadakatul Fitri (vitrat)?

    Sadakatul Fitri është obligim për çdo mysliman të vogël apo të madh, mashkull apo femër, të lirë apo rob. Kujdestari familjar e jep Sadakatul Fitrin në emër të të gjithë anëtarëve, ndërsa u jepet skamnorëve dhe nevojtarëve. Sadakatul Fitri duhet të jepet për çdo person afërsisht 2.5 kilogramë prej ushqimeve që janë të nevojshme për jetë dhe mund të deponohen si hurmet, elbi, gruri dhe të ngjashme me të prej drithërave. Kjo është forma më e saktë e dhënies dhe mund të jepet dy apo tre ditë para Fitër Bajramit, ndërsa koha më e vlefshme është ditën e Bajramit para faljes së namazit të Fitër Bajramit. Dijetarët bashkëkohorë lejojnë edhe dhënien e Sadakatul Fitrit në të holla nëse ajo është më e nevojshme dhe më e dobishme për njerëzit.

  • Pasi të mbarojë muaji Ramazanit a kemi ndonjë obligim ndaj tij?

    Me të mbaruar muaji i Ramazanit, fillon festa e Fitër Bajramit, një ditë gëzimi dhe hareje për të gjithë muslimanët. Ne duhet t’i gëzohemi kësaj dite, t’i vizitojmë të afërmit dhe të jemi solidarë. Është e preferuar që pasi të kalojë festa e Bajramit të agjërohen edhe gjashtë ditë të muajit Sheval, vlera e të cilave është shumë e madhe. Nuk duhet harruar të kompensohen ditët që na kanë mbetur pa agjëruar, në mënyrë që të mos na zë Ramazani i ardhshëm pa i kompensuar të gjitha ditët. Ambicien që kemi pasur në Ramazan duhet ta ruajmë edhe jashtë tij. Zoti i Ramazanit është edhe jashtë muajit Ramazan.