Dita e tridhjetë e Ramazanit

Ajet kuranor

Allahu i Madhërishëm thotë:

“Me të vërtetë, janë të shpëtuar besimtarët, të cilët janë të përulur në namazin e tyre.” (Kurani, 23:1-2)

 

Thënie profetike

Amaneti i fundit i të Dërguarit të Allahut ﷺ kur i erdhi vdekja ishte: “Namazi, namazi dhe ata që i keni nën sundimin tuaj.”

[E shënojnë Ahmedi dhe Ibn Maxhe.]

Urtësi

Abdurrahman Es Sadi ka thënë: “Përulësia në namaz është shpirti i namazit. Namazi në të cilin nuk ka përulësi e as prani të zemrës, ndonëse është i vlefshëm dhe ka shpërblim edhe për të, shpërblimi jepet për aq sa është e përqendruar zemra në namaz.”

 

Nëse falem do të më bëjë problem familja, shefi etj. (!)

Fale namazin dhe bëhu i patundur në këtë, pa marrë parasysh pengesat që mund të të dalin në fillim të kësaj rruge, sepse namazi, pa dyshim, është çelësi i suksesit, i lumturisë dhe i lehtësimit të të gjitha çështjeve. Dije gjithashtu se shumë nga pengesat që mund të të sillen në kokë në fakt janë vetëm imagjinare. Zbatoje detyrën tënde ndaj Mbretit të mbretërve, Krijuesit dhe Sunduesit të çdo gjëje, të Gjithëfuqishmit dhe lute Atë të t’i lehtësojë të gjitha çështjet, sepse çdo gjë është në Dorën e Tij!

Këshillë

Fale namazin gjithmonë dhe duke qenë i përulur në të, sepse kjo është rruga e suksesit, shpëtimit, lumturisë dhe shpërblimit madhështor!

Përgatitur nga:  Hoxhë Jusuf Kastrati /30ditët/