Dita e njëzetenjëtë e Ramazanit

 

Ajet kuranor

Allahu i Madhërishëm thotë:

“Faleni namazin dhe jepeni zekatin! Çfarëdo të mire që të bëni për shpirtin tuaj, do ta gjeni tek Allahu. Në të vërtetë, Ai sheh mirë gjithçka që bëni.” (Kurani, 2:110)

 

Thënie profetike

I Dërguari i Allahut, Muhamedi ﷺ ka thënë:

“Dy rekatet e namazit të sabahut janë më të dobishme se kjo botë dhe ç’ka në të.”

[E shënon Muslimi.]

Urtësi

Hasen El Basriu thoshte: “Namazi është puna më e mirë, andaj kush të dojë le ta shtojë e kush të dojë le ta pakojë.”

Nuk mund ta lë gjumin për të falur namazin (!)

Kur është fjala për punë, njeriu e lë gjumin dhe fare nuk ankohet, ndonëse namazi nuk merr shumë kohë. Andaj le ta lërë gjumin së paku për pak minuta që ta kryejë detyrën e vet ndaj Krijuesit, i Cili ia ka dhuruar çdo mirësi.

Këshillë

Nëse dy rekatet sunet të namazit të sabahut vlejnë më shumë se kjo botë dhe ç’ka në të, paramendoje atëherë çfarë vlere të madhe ka namazi farz (i detyrueshëm)!

 

Përgatitur nga:  Hoxhë Jusuf Kastrati /30ditët/